Qendërmbrojtësi i Arsenalit dhe i kombëtares franceze, William Saliba, ka folur për ambiciet e “Gjelave” në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Azerbajxhanit, Saliba u shpreh se Franca mbetet një nga kombëtaret më të forta në botë, pavarësisht se trofetë e fundit madhorë janë fituar nga Argjentina (Botërori 2022) dhe Spanja (Euro 2024).
“Ka kombëtare shumë të forta dhe ne jemi në mesin e tyre. Botërori është ende larg, kemi edhe 8 muaj. Fillimisht duhet të sigurojmë kualifikimin dhe më pas të mendojmë për turneun,” tha mbrojtësi i Arsenalit.
Franca, e drejtuar nga Didier Deschamps, do të përballet me Azerbajxhanin më 10 tetor në Paris dhe më pas me Islandën më 13 tetor në Reykjavik. Me dy fitore, “Les Bleus” do të sigurojnë matematikisht biletën për në Botëror, duke u bashkuar me kombëtaret që tashmë kanë vulosur pjesëmarrjen.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Tetor, 2025 23:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.