Yndyrat që ju mbajnë të shëndetshëm: 5 ushqime që duhet t’i konsumoni
Shumë njerëz lidhin fjalën yndyrë me probleme shëndetësore, si obeziteti, sëmundjet e zemrës apo çrregullimet e qarkullimit të gjakut. Por trupi ka nevojë për yndyra të shëndetshme, që ofrojnë energji, mbrojnë organet dhe përmirësojnë funksionimin e trupit.
Ekspertët thonë se yndyrat e shëndetshme ndihmojnë në uljen e kolesterolit, stabilizojnë presionin e gjakut dhe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke mbrojtur zemrën.
Një studim i fundit tregon se njerëzit me diabet tip 2 që konsumojnë 500 mg omega-3 në ditë kanë 48% më pak rrezik lidhur me përkeqësimin e sëmundjes.
Për të përfituar nga këto yndyra, ekspertët rekomandojnë shtimin e këtyre pesë ushqimeve në dietë:
- Vaj ulliri – një lugë në sallatë, kek ose salcë është më i shëndetshëm se gjalpi.
- Fëstëkët – burim i shkëlqyer fibrash dhe proteinash.
- Fara kungulli – përmbajnë fibra, proteina, magnez dhe vitamina.
- Salmon i gatuar – ofron acide yndyrore omega-3 që trupi nuk i prodhon vetë.
- Avokado – i pasur me fibra dhe antioksidantë, për një funksionim më të mirë të trupit.
Shtimi i këtyre ushqimeve në dietë mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin e zemrës, energjinë dhe mirëqenien e përgjithshme.
Flaka
















