Zbulohen varre të reja monumentale në qytetin ilir të Amantias

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 22:39

Zbulohen varre të reja monumentale në qytetin ilir të Amantias

Disa varre të tjera monumentale janë zbuluar në Parkun Arkeologjik të Amantias, pranë Vlorës.

Siç njofton “DRTK Vlorë”, varret janë të ndërtuara me blloqe të mëdha guri, çka tregon për një rëndësi të madhe të tyre.

Megjithatë, ajo që bie në sy janë gërmimet sporadike në këtë zonë, që duket se fsheh ende thesare të mëdha nga lashtësia. Amantia është një prej qyteteve më të veçanta ilire me stadium, bazilikë dhe akropol.

Njfotimi i DRTK Vlorë:

Gërmimi arkeologjik i varrit monumental, në Parkun Arkeologjik të Amantias.

Përgjatë muajit Qershor, një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të D.R.T.K – Vlorë, u angazhuan në gërmime arkeologjike dhe zbulimin e një varri tjetër monumental në hyrje të territorit të Parkut Arkeologjik të Amantias, varr i cili ndodhet në buzë të rrugës që lidh fshatrat Ploçë dhe Amonicë (Bashkia Selenicë).

Ekzistenca e këtij varri, është pretenduar gjatë gërmimeve arkeologjike të shpëtimit të realizuara nga D.R.T.K – Vlorë dhe D.SH.A / IKTK, në vitin 2020, ku në atë vit, u zbulua varri i parë monumental në atë territor.

Duke qenë se, monumenti kishte nevojë për ndërhyrje restauruese, hapje të plotë të sipërfaqes për të mundësuar drenazhimin e ujrave që po e dëmtonin, si dhe studimin dhe dokumentimin e tij, me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, u miratuan dhe realizuan, ndërhyrjet e domosdoshme të sipërpërmendura.

Nga rezultatet paraprake, themi se, varri i zbuluar është përdorur për varrime nga shek. I deri në shek. II m.Kr. Brenda hapsirës së varrit monumental me blloqe guri, është ndërtuar një varr me muraturë tulle. Nga elementet e tjerë të zbuluar, tërheq vëmendjen suvatimi i hapsirës së brendshme të dhomës së varrimit. Objektet e zbuluara janë kryesisht enë qeramike të fragmentuara, pak enë të plota, enë qelqi të fragmentuara, si dhe objekte metalike, ku një pjesë e madhe përbëhet nga gozhdë.

Përreth varrit monumental, u gjetën dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë. Krahas masave paraprake të konservimit, specialistët e D.R.T.K – Vlorë po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin.

Tashmë, në hyrje të Parkut Arkeologjik të Amantias, mund të vizitoni grup varresh monumentale, me arkitekturë të veçantë dhe histori mijëra vjeçare.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 22:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?