Zjarret/ Angellov u bën thirrje bujqve dhe qytetarëve që të jenë të kujdesshëm

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:19

Zjarret/ Angellov u bën thirrje bujqve dhe qytetarëve që të jenë të kujdesshëm

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov u bëri thirrje bujqve dhe qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me përdorimin e bombolave dhe pajisjeve të gazit, shkruan Alsat.

Sipas tij në të shumtën e rasteve bujqit përdorin pajisje të gazit për mbrojtjen e të mbjellave, por kjo përbën rrezik për shkaktimin e zjarreve.

Angellov theksoi gjithashtu se edhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos ata që kanë shtëpi, apo shtëpi pushimi.

“Bujqit në më shumë lokacione në vend, përdorin pajisje gazi të cilat herë pas herë lëshojnë zë për frikësimin e zogjve, të cilët dëmtojnë të mbjellat e tyre. Pajisjet e këtilla paraqesin rrezik të madh për shkaktimin e zjarreve në të hapur, të cilat më pas shndërrohen në zjarre pyjore.  Veçmë kemi së paku një rast të konfirmuar se si ka ardhur deri te shpërthimi i bombolës së gazit dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve lokalë shpejt u shua dhe nuk u shndërrua në zjarr më të madh. Apeloj të gjithë ata që shfrytëzojnë pajisje gazi të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Ose të mos i shfrytëzojnë, ose nëse i shfrytëzojnë të jenë në përputhje me standardet. Lënia e bombolave të gazit në diell është rrezik i madh dhe rrezik potencial për përhapjen e zjarrit”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së./ Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?