Mjeku Zllate Mehmedoviq do të jetë drejtori i ri i Klinikës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Shkup.
Konfirmim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka, por burime të njoftuara mirë për MIA-n konfirmuan se Mehmedoviq do të emërohet në këtë funksion.
Mehmedoviq është zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Është i lindur më 18 nëntor të vitit 1976. Ishte ish drejtor i Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit dhe ish kryetar i Shoqatës për Mjekësi të Punës në Maqedoni. Punon si koordinator i Këshillit Mbikëqyrës për reforma në MSHP, koordinator për digjitalizim në shëndetësi, koordinator kombëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për MSHP, koordinator kombëtar i OBSH-së për burime njerëzore në shëndetësi dhe koordinator kombëtar i OBSH-së për ekipet për situata urgjente.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
4 Korrik, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.