Zyrtare: Chukwuemeka firmos me Dortmundin deri në 2030

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2025 14:33

Zyrtare: Chukwuemeka firmos me Dortmundin deri në 2030

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit anglez Carney Chukwuemeka nga Chelsea, në një marrëveshje me vlerë 25 milionë paund plus një klauzolë të rëndësishme për përqindje nga shitja e ardhshme. 21-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, që e mban në “Signal Iduna Park” deri në qershor 2030.

Chukwuemeka, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Dortmund, zhvilloi 17 ndeshje dhe shënoi një gol, duke bindur drejtuesit e klubit gjerman për ta blerë përfundimisht.

Në të njëjtën kohë, Aaron Anselmino, mbrojtësi 20-vjeçar argjentinas i Chelsea-t, i bashkohet BVB-së në formë huazimi njëvjeçar, pa opsion blerjeje. Ai pritet të forcojë repartin defensiv të skuadrës së Niko Kovaç, e cila po përballet me mungesa të rëndësishme në prapavijë.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Lars Ricken, u shpreh:

“Ishte e rëndësishme të shtonim më shumë cilësi dhe kreativitet në mesfushë. Jemi shumë të lumtur që siguruam një talent të madh si Carney.”

Ky transferim është pjesë e një merkatoje aktive për të dy klubet, me Chelsea-n që vazhdon të balancojë financat dhe Dortmundin që kërkon të forcojë skuadrën për objektivat e sezonit.

Flaka

111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Gusht, 2025 14:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
111
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?