FC Barcelona ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Hansi Flick, i cili ka firmosur sot kontratën e re me klubin katalanas.
Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër deri në vitin 2029. Klubi beson plotësisht te projekti i teknikut gjerman, i cili ka vazhduar traditën e tij mbresëlënëse duke fituar kampionatin në çdo sezon si trajner profesionist i ekipit të parë.
Flick synon të ndërtojë një epokë të re suksesi në “Camp Nou”, ndërsa drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë atë si njeriun ideal për të rikthyer dominimin e klubit në futbollin europian.
Pas firmës së re, trajneri gjerman pritet të ketë rol kyç edhe në projektin e merkatos dhe zhvillimin e talenteve të rinj të skuadrës katalanase.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Maj, 2026 15:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.