Zyrtare: Katër kombëtare të reja në Botërorin 2026 – Katar, Arabia Saudite, Senegali dhe Bregu i Fildishtë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Tetor, 2025 23:10

Zyrtare: Katër kombëtare të reja në Botërorin 2026 – Katar, Arabia Saudite, Senegali dhe Bregu i Fildishtë

Spektakli i futbollit botëror po merr formë gjithnjë e më shumë. Qatar, Arabia Saudite, Bregu i Fildishtë dhe Senegali janë zyrtarisht pjesë e Kupës së Botës 2026, duke u bashkuar me 24 kombëtaret e tjera që tashmë kanë siguruar biletën për turneun e madh.

Ky është një moment historik për Katarin, që pas organizimit të Botërorit 2022, arrin të kualifikohet edhe për edicionin e ardhshëm. Arabia Saudite vazhdon traditën e saj të pjesëmarrjes së rregullt, ndërsa Senegali dhe Bregu i Fildishtë konfirmojnë dominimin e Afrikës Perëndimore në arenën ndërkombëtare.

Deri tani, 28 nga 48 skuadra janë të kualifikuara, përfshirë kombëtare të mëdha si Brazili, Argjentina, Anglia, Japonia, Koreja e Jugut, Maroku, Egjipti dhe SHBA. Me formatin e ri të zgjeruar, Botërori i vitit të ardhshëm pritet të jetë më gjithëpërfshirës dhe spektakolar se kurrë më parë.

Kombëtaret afrikane kanë shkëlqyer në këtë fazë, me Marokun, Tunizinë, Egjiptin, Algjerinë, Ganën, Kepin e Gjelbër, Afrikën e Jugut, Senegalin dhe Bregun e Fildishtë që tashmë kanë siguruar vendin e tyre. Ky është një rekord për kontinentin, duke treguar rritjen e nivelit të futbollit afrikan.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Tetor, 2025 23:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?