Zyrtare: Marc Bernal regjistrohet si lojtar i ekipit të parë te Barcelona
FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht regjistrimin e mesfushorit të talentuar Marc Bernal si pjesë e ekipit të parë për sezonin 2025/26. Vendimi u finalizua në orët e fundit të merkatos verore, pasi huazimi i Héctor Fort te Elche krijoi hapësirën e nevojshme në buxhetin e pagave për ta bërë të mundur këtë lëvizje.
18-vjeçari, i dalë nga akademia La Masia, shihet si një nga talentet më premtues të mesfushës katalanase. Bernal ka qenë jashtë fushave për më shumë se një vit pas një dëmtimi serioz në ligamentin e kryqëzuar dhe meniskun e jashtëm të gjurit të majtë, por ka kaluar me sukses periudhën e rikuperimit dhe prej gjashtë javësh stërvitet rregullisht me skuadrën.
Trajneri Hansi Flick ka shprehur besim të madh te aftësitë e tij dhe synon ta integrojë gradualisht në formacion. Bernal pritet të jetë gati për debutim pas pushimit të kombëtareve, në ndeshjen ndaj Valencias më 14 shtator.
Ky hap shënon jo vetëm një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, por edhe një fitore për sistemin e të rinjve të Barcelonës, që vazhdon të prodhojë talente të nivelit të lartë. Klubi ka konfirmuar gjithashtu rinovimin e kontratës së Bernal deri në vitin 2029.
Flaka
















