Zyrtare nga Spanja: FC Barcelona nuk do të rinovojë kontratën e Robert Lewandowskit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Tetor, 2025 19:38

Zyrtare nga Spanja: FC Barcelona nuk do të rinovojë kontratën e Robert Lewandowskit

Sipas raportimeve të Diario Sport, drejtuesit e Barcelonës kanë marrë vendimin për të mos rinovuar kontratën e Robert Lewandowskit, e cila skadon këtë verë. Kjo do të thotë se sulmuesi 37-vjeçar do të largohet nga “Camp Nou” si lojtar i lirë, pas një periudhe ku ka shënuar mbi 100 gola për klubin.

Klubi katalanas kishte shqyrtuar mundësinë e rinovimit dhe më pas shitjes së tij në një klub nga Arabia Saudite, por vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Evropë dhe për të vazhduar karrierën në një klub europian.

Në vend që të synojnë një emër të madh si Julián Álvarez, drejtuesit e Barcelonës preferojnë një profil më të ri dhe ekonomik, siç është sulmuesi i Levantes, Etta Eyong, i cili shihet si alternativë për të konkurruar me Ferran Torres në repartin ofensiv.

Ky vendim shënon fundin e një epoke për Lewandowskin te Barça, ndërsa klubi duket i vendosur të ndërtojë një skuadër më të re dhe më të qëndrueshme financiarisht për sezonet e ardhshme.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Tetor, 2025 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?