Zyrtare: Nico Paz rikthehet te Como, Real Madridi ruan kontrollin mbi talentin argjentinas
Nico Paz do të vazhdojë karrierën te Como, pasi klubi italian ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e përhershëm të mesfushorit ofensiv.
Sipas raportimeve, Real Madridi aktivizoi fillimisht klauzolën e riblerjes prej 9 milionë eurosh, përpara se ta shiste sërish lojtarin te Como. Marrëveshja tashmë është finalizuar dhe Nico Paz do të mbetet pjesë e klubit italian.
Një nga faktorët kryesor që ndikoi në vendimin e lojtarit ishte dëshira e tij për të vazhduar te Como, ku ndihet i vlerësuar. Ai është bindur nga projekti ambicioz i klubit dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Cesc Fàbregas.
Megjithatë, Real Madridi nuk e ka humbur plotësisht kontrollin mbi të ardhmen e talentit argjentinas. Klubi spanjoll ka ruajtur një klauzolë riblerjeje, duke i dhënë vetes mundësinë për ta rikthyer Nico Paz në të ardhmen nëse zhvillimi i tij vazhdon në nivelin e pritur.
Ky veprim tregon se “Los Blancos” vazhdojnë ta konsiderojnë Nico Paz një nga talentet më premtuese për të ardhmen, ndërsa Como siguron qëndrimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të projektit të tij.
Flaka












