13 vite, 10 trajnerë: Kaosi i pafund në Manchester United

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Janar, 2026 14:23

13 vite, 10 trajnerë: Kaosi i pafund në Manchester United

Manchester United vazhdon të përjetojë një periudhë të errët pas largimit të Sir Alex Ferguson, me ndryshime të shpeshta në pankinë që nuk kanë sjellë stabilitetin e shumëpritur.

Në 13 vite, “Djajtë e Kuq” kanë ndërruar plot 10 trajnerë, përfshirë edhe ata të përkohshëm, një shifër alarmante për një klub të përmasave të United. Pas dështimit të radhës për të ndërtuar një projekt afatgjatë, edhe Ruben Amorim i shtohet listës së trajnerëve që nuk arritën të përmbushin pritshmëritë në “Old Trafford”.

Që nga epoka e Fergusonit, stoli i Manchester United është drejtuar nga emra të mëdhenj si David Moyes, Louis van Gaal, Jose Mourinho, Ole Gunnar Solskjaer dhe Erik ten Hag, por asnjëri nuk arriti të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit.

Sipas raportimeve të fundit, Darren Fletcher pritet të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm, teksa klubi kërkon edhe një herë zgjidhjen e duhur për krizën e vazhdueshme sportive dhe institucionale.

Ndryshimet e shpeshta në pankinë kanë krijuar pasiguri të madhe, ndërsa tifozët vazhdojnë të presin një projekt serioz që do ta rikthejë Manchester United në majat e futbollit evropian.

Flaka

97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Janar, 2026 14:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?