Taravari: Është mirë për shtetin që një herë të ketë president nga bashkësitë tjera etnike

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Prill, 2024 11:26

Taravari: Është mirë për shtetin që një herë të ketë president nga bashkësitë tjera etnike

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në një intervistë për MIA-në, ka deklaruar se nëse dëshirojmë të funksionojë shteti, atëherë është e patjetërsueshme transparenca dhe inkluziviteti.

Sipas tij, për shtetin është mirë që një herë të ketë president nga etnitë e tjera, edhe pse thotë, realisht ende nuk janë pjekur kushtet që njerëzit të votojnë për person dhe jo për parti.

“Të gjithë njerëzit kanë anët e mira dhe mangësitë. Mendoj që në Maqedoni është mirë të ndodh që njëherë presidenti i shtetit të jetë nga bashkësitë e tjera etnike, edhe pse realisht mendojë se ende nuk janë pjekur kushtet të votojmë për person. Në përgjithësi, këtu njerëzit janë shumë të partizuar edhe pse në zgjedhjet presidenciale dhe lokale qytetarët më tepër votojnë për personin dhe jo për partinë”, tha Taravari.

Taravari theksoi se ka gjasa reale në raundin e dytë dhe shpreson në përkrahje jo vetëm të votuesve shqiptarë por edhe të bashkësive tjera etnike. Targeti është çdoherë tek personat që nuk janë përcaktuar të cilët edhe e vendosin fituesin.

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Prill, 2024 11:26