Mbahu babë Xhabir, sot mbete edhe pa një krah!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 06:46

Mbahu babë Xhabir, sot mbete edhe pa një krah!

Ditë e rëndë për familjen e artistëve të mëdhenj, familjen Ahmeti. Mëngjesin e hershëm të së martës u nda nga jeta poete Lindita Ahmeti, motra e aktorit të ndjerë Luran Ahmeti dhe e bija e poetit Xhabit Ahmeti, shkruan Flaka

Është kjo humbja e dytë e madhe për familjen Ahmeti në këto tre vite. Me 25 mars të vitit 2021 ndërroi jetë aktori Luan Ahmeti, djali i vetëm i familjes Ahmeti. Sa u mbushën tre vite, sot me 9 Prill – 2024 familja Ahmeti humbi edhe të bijën, poeten e madhe Lindia Ahmeti.

Familja Ahmeti, Lindita dhe Lurani të vegjël…

Humbje të mëdhaja, kreneri të mëdha për familjen Ahmeti

Dy goditjet e njëpasnjëshme në familjen Ahmeti, pos që paraqesin dhimbje e humbje të pariparueshme, paraqesin edhe krenari të madhe. Lindita e Lurani lanë pas vetës krijimtarinë e tyre të çmuar artistike, njëri në letërsi e tjetri në skenën e teatrit.

Lindidta, thesari artistik që la pas vetës!

Poezia e Lindës është përfshirë në shumë antologji dhe panorama në gjuhë të ndryshme. Botime:

  1. Mjedra dhe bluz, Flaka e vëllazërimit, Shkup (1993), përmbledhje poezish;
  2. Ishulli Adular, Shkupi, Shkup (1996) përmbledhje poezish;
  3. Brezi i Zonjës Arbëria Design, Tetovë (2000), Përmbledhje poezish;
  4. Vetë përballë Erosit, Brezi 9, Tetovë (2004), përmbledhje poezish;
  5. Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim, Portalb, Shkup (2015), përmbledhje poezish;
  6. Dhoma pa derën dalëse, Logos A, Shkup (2015), përmbledhje poezish;
  7. Lulja Alba TOENA, Tiranë(2015)zgjedhje poezish
  8. Mbrojtja e Hekubës, Bard Books, Prishtinël (2020), zgjedhje poezish).

Libra poetikë (përmbledhje) të përkthyer nga botuesit në gjuhën maqedonase: 

  1. Камена месечинаМенора, Скопје (1998), 
  2. Син сон, Макавеј, Скопје (2002), 
  3. Призивање во април, Макавеј, Скопје (2007), 
  4. Утрешните монети, Макавеј, Скопје (2011) и 
  5. Акцентот паѓа врз Хермес, Макавеј, Скопје (2020),

Ndërsa në gjuhën bullgare, libri me zgjedhje poezish

  1. Пролетен копнеж, Макавеј, Скопје, Софија (2008).

Përkthime nga maqedonishtja në gjuhën shqipe:

  1. Katica Qulavkova – Prush nën këmbë (përmbledhje),Albas, Tiranë (2016)
  2. Pesës vjet me radhë përkthimet e poezive të pjesëmarrësve të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë nga gjuha maqedonase dhe angleze në gjuhën shqipe dhe poezitë e pjesëmarrësve shqiptarë në gjuhën maqedonase (2019, 2020, 2021, 2022, 2023);
  3. Shumë botime të poezive nëpër revista në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në viset e ish Jugosllavisë

Përkthime të përmbledhjeve poetike nga gjuha shqipe në maqedonisht:

  1. Лулзим Хазири – Љубовта се троши како креда,Готен, Скопје (2017)
  2. Лулјета Лешанаку – Речиси утре, Артконект, Скопје (2019)
  3. Шпетим Селмани – Книшка на љубовта, Перун Артис, Битола, (2023)

PUNIME SHKENCORE, RECENSIONE ESE DHE PUNIME LETRARE

  • „Сензуалниот Амор и вулгарната лексика на Катул како револт и како хедонизам“, зборник на трудови ЗА ЉУБОВТА, Здружение за компаративна книжевност на Македонија ЗККМ АНТИКА, Скопје, 2016
  • “Miti i Atenës dhe gjurmët e saj në hapësirat tona”, Studime albanologjike 20, ITKSH, Shkup, 2020
  • „Некои акценти на обидите за демитологизација на старогрчкиот мит, Systasis (2021) 1-23, E-списание на Здружението на класични филолози, „Антика“, Скопје
  • “Oneiri dhe Erosi në poezinë Lulzim Hazirit”, e përditshmja shqipe KOHA, Shkup, 20 janar 2020, pjesa e parë
  • “Oneiri dhe Erosi në poezinë Lulzim Hazirit”, e përditshmja shqipe KOHA, Shkup, 21 janar 2020, pjesa e dytë;
  • Amori sensual dhe leksiku vulgar i Katulit si revoltë dhe si hedonizëm, Studime albanologjike 22, ITKSH, Shkup, 2022;
  • Disa thekse të përpjekjeve për demitologjizim të mitit antik grek – Studime albanologjike 2023 (e dorëzuar për botim);
  • “Erosi në Mitologjinë greke”, Juvenilja, Shkup, nr. 5-6, nëntor/dhjetor 2022;
  • “Tri poliset”, tregim lirik; nr.1-2, 2022;

AKTIVITETE SHKENCORE

  • Pjesëmarrje në konferencë shkencore në ITSHKSH me temë: PSE E ENJTJA E JO E DIELA (E EJTJA, E DIELLA)? Aspekte mitologjike të dasmës te shqiptarët: dita e dasmës, qërimi i drithit, qetë, therja e kaut, kulaçi, 
  • Pjesëmarrje në konferencë shkencore në ITSHKSH me temë: MIKU YNË NË FRONIN E ZEUSIT, Disa veçori të mikpritjes shqiptare. 
  • Pjesëmarrje në konferencë shkencore në ITSHKSH me temë: EROTIKA SI HARMONI E BOTËS NJERËZORE, (Rreth zgjedhjes “Lirika erotike shqipe I”, Sh. B. “Vatra”, 1995, Shkup, të Prof. Dr. Xhevat Gegës).

AKTIVITETE  TË TJERA

  • Përgatitja dhe skenari i Takimeve letrare Shkupi lexon, Qendra Informative Kulturore, Shkup. 2015 – 2021.
  • Anëtare e Këshillit artistik të Mbrëmjeve strugane të poezisë, 2020.

ÇMIME

  • Çmimi për librin më të mirë në gjuhën shqipe për përmbledhjen Mjedra dhe bluz (1993)
  • Çmimi për poetin më të mirë të vitit që e ndan PEN- shqiptar – Tiranë (2013)
  • Çmimi për librin e vitit për përmbledhjen Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim (2015)
  • Çmimi i madh shtetëror për vepër jetësore “11 Tetori” për vitin 2023

Luran Ahemti, ky gjigand i skenës

Luran Ahmeti, poashtu, ishte një aktor me karierë të bujshme artistike me dhjetëra role në film e teatër.

Film

  • Puppet Show (1998)
  • Stories about Love (2001)
  • Bal – Can – Can (2004)
  • 10 (2007)
  • Izstop (2007)
  • Hayde Bre (2010)
  • Güzel Günler Göreceğiz (2011)
  • Limonata (2015)
  • Kanun (2018)
  • Acı Kiraz (2020)
  • Lena i Vladimir (2021)

Seriale

  • Lugina e Ujqërve Kurthi (2015-2016)
  • Büyük Sürgün Kafkasya (2015-2016)
  • Mutlu Ol Yeter (2015)
  • Muhteşem Yüzyıl (2013)
  • Son Yaz-Balkanlar 1912 (2012)
  • Tek Başımıza (2011)
  • Reis (2011)
  • Karakol – Herkes Adalet İster (2011)
  • Elveda Rumeli (2007-2009)
  • Balkan Düğünü (2009-2010)
  • Bahar Dalları (2009)

Teatër:

  • Dy pistoletat
  • Eshtrat që vijnë vonë
  • Oleoria
  • Edipi Mbret
  • Repriza e lirisë
  • Nënkresbami
  • Akuariumi
  • Kafeneja në udhëkryq
  • Alegreto Albania
  • Paraja
  • Gjymtimi
  • Darka e Thërrimeve
  • Vdekja e Dantonit (2018)
  • Metoda
  • Bregu i pikëllimit

Redaksia Flaka shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen Ahmeti dhe kryefamiljarin, poeti Xhabir Ahmeti. Flaka Media

Lexo edhe:

Shuhet poetesha Lindita Ahemti, humbje e madhe për letërsinë Shqipe!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 06:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.