Osmani zbulon çka i tha Kurtit në takimin e parë: “Nga sot, Kosova ka një ministër të dytë të Jashtëm”

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 09:49

Osmani zbulon çka i tha Kurtit në takimin e parë: “Nga sot, Kosova ka një ministër të dytë të Jashtëm”

Kryediplomati Bujar Osmani ka hedhur poshtë tendencat për ta zbehur diplomacinë e tij në favor të Republikës së Kosovës. Ai mbrëmë në debat me panelistë, në këtë drejtim tha: “Më kujtohet,… mund ta pyetni z.Kurti”.

“Në takimin që e kam pasur me të në Prishtinë, i kam thënë, prej sot ti e ke edhe një Ministër të Jashtëm, një zë shtesë në qendrat e vendimmarrjes. Dhe kështu ka qenë perspektiva ime. Nuk e kam bërë vetëm si shqiptarë, por si Ministër i Maqedonisë së Veriut, i cili mbështet rrumbullakimin e shtetformimit të Kosovës. Se ne jemi të interesuar më së tepërmi stabiliteti, njohja e ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kosovës në NATO e stabilizon Maqedoninë e Veriut, dhe kjo është pak edhe interes i jonë kombëtarë shtetëror”.

Kryediplomati Osmani është kandidat i Frontit Europian për president të vendit.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 09:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.