Çka thotë Policia për rastin e mbrëmshëm në Tetovë?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 10:21

Çka thotë Policia për rastin e mbrëmshëm në Tetovë?

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë në njoftimin e sotëm shpalos detaje nga gjuajtjet e mbrëmshme në Tetovë, me ç’rast është shkaktuar dëm material në derën e hyrjes dhe murrët e shtëpisë së personit M.T. nga Tetova.

“Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë ,,Volkswagen Polo,, në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë. Është kryer këqyrje dhe pas masave të marra rreth orës 01.35 të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë- Kodra e Diellit automjeti është gjetur. Gjithashtu, pas marrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcenim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri nga personi F.E. dhe babait të tij H.E.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo edhe: Atentati në Tetovë, atentarori mbetet i pakapshëm për Policinë|VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 10:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.