Grubi: Politika e BDI krijoi një Maqedoni të barabartë dhe të sigurtë për të gjithë
Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në televizonin Sitel deklaroi se shqiptarët sot ndihen më mirë dhe më lojal në Maqedoninë e Veriut se sa vite më parë, teksa përmendi dhe disa nga të arriturat që janë bërë në qeverisjen e BDI-së.
“Natyrisht që sot jemi më mirë si shoqëri. Si shqiptarë sot ndihemi më mirë dhe më lojal ndaj shtetit, por edhe shteti ndaj neve. Vendi ka ndryshuar, sot Maqedonia e Veriut është në NATO, është një shtet i barabartë për të gjithë, është një shtet që ka nisur bisedimet me Bashkimin Europian për anëtarësim në BE”, deklaroi Grubi. /indeks.mk