Osmani: Shteti nuk ka qenë asnjëherë në situatë më specifike dhe historike

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Prill, 2024 20:23

Osmani: Shteti nuk ka qenë asnjëherë në situatë më specifike dhe historike

“Fronti Europian i ka dhënë këmbë dhe duar Marrëveshjes së Ohrit. Për herë të parë po bëhemi alternativa e nacionalizmit dhe shovinizmit që kërkon të na përjashtojë nga vendimmarrja. Prandaj këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, prandaj këto zgjedhje kërkojnë mobilizim prej secilit prej jush.”

Kështu është shprehur në tubimin e sotëm para qytetarëve të Prespës, kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, të jesh president, nuk është vetëm çështje e përkatësisë etnike, është çështje e mundësisë që ëndrra e secilit njeri në këtë shtet mund të bëhet realitet, pavarësisht përkatësisë etnike, pavarësisht përkatësisë sociale, pavarësisht a vjen prej një familje të varfër apo një familje të pasur, a vjen prej fshati apo prej qyteti.

“Nuk janë këto zgjedhje mes meje dhe disa kandidatëve të tjerë. Nuk janë zgjedhje mes Frontit Europian dhe disa partive politike tjera shqiptare. Shteti nuk ka qenë asnjëherë në situatë më specifike dhe historike. Ne jemi në një udhëkryq, para nesh parashtrohen dy vizione, dy koncepte. Integrimi kundrejt izolimit, bashkëjetesa kundrejt tensioneve ndëretnike, progresi kundrejt kthimit mbrapa”, ka deklaruar mes tjerash Osmani.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Prill, 2024 20:23