Bota ka shprehur shqetësim të madh për sulmin iranian ndaj Izraelit

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 10:55

Bota ka shprehur shqetësim të madh për sulmin iranian ndaj Izraelit

Presidenti amerikan Xho Bajden shprehu solidaritet me Izraelin pas sulmit nga Irani dhe u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar situatën, transmetuan n agjencitë botërore të lajmeve.

“Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit përballë kërcënimeve nga Irani dhe ndihmësit e tij (në rajon) është i palëkundur”, shkroi Bajden në rrjetin social X, duke postuar një foto të një takimi urgjent në Shtëpinë e Bardhë me këshilltarët e tij të sigurisë.

“Bashkimi Evropian ashpër e ka dënuar sulmin iranian ndaj Izraelit, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri”, Zhozep Borrel.

“BE-ja fuqimisht e dënon sulmin e papranueshëm iranian ndaj Izraelit. Kjo është eskalim i paparë dhe kërcënim serioz për sigurinë rajonale”, ka shkruar Borrel në X.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen gjithashtu e dënoi sulmin ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Në një postim në rrjetin X sot në mëngjes, Fon der Lajen i bëri thirrje një Teherani zyrtar që të ndalojnë menjëherë sulmet ajrore.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin e pacipë dhe të pajustifikuar të Iranit ndaj Izraelit dhe i bëj thirrje Teheranit zyrtar dhe përfaqësuesve të tij që të ndalojnë menjëherë këto sulme”, tha Fon der Lajen.

Gjermania bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të sulmit. “Ne dënojmë ashpër sulmin e vazhdueshëm, i cili mund të çojë në kaos të gjithë rajonin”, shkroi Ministrja e Punëve të Jashtme Analena Berbok në një postim në X.

Kryeministri britanik Rishi Sunak e dënoi sulmin e “pamatur” të Iranit ndaj Izraelit, për të cilin tha se e tregon “qëllimin që të bëjë kaos në oborrin e vet”.

“Këto goditje kërcënojnë t’i nxisin tensionet dhe ta destabilizojnë rajonin. Irani edhe një herë tregoi se ka për qëllim të bëjë kaos në oborrin e vet”, tha Sunak.

“Britania e Madhe do të vazhdojë të angazhohet për sigurinë e Izraelit dhe sigurinë e të gjithë partnerëve tanë në rajon, duke përfshirë edhe Jordaninë dhe Irakun”, shtoi kryeministri britanik. b

Italia me kujdes dhe brengosje e ndjek situatën pas lansimit të dronëve iranianë kundër Izraelit, publikoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani në rrjetin X.

“Me kujdes dhe brengosje ndjekim çka po ndodh në Lindjen e Afërt. Bisedova me kryeministren (Xhorxha Meloni) dhe ministrin e Mbrojtjes (Gvido Korozeto), Qeveria është e gatshme të ballafaqohet me çdo skenar”, tha Tajani.

“Me vendosjen për një akt të tillë pa precendet, Irani kalon prag të ri në veprimet e veta destabilizuese dhe krijon rrezik për përshkallëzim të gjendjes, paralajmëroi ministri francez i Punëve të Jashtme”, Stefan Sezhurne.

“Franca e konfirmon përkushtimin e vet për sigurinë e Izraelit dhe e bind në solidaritetin e saj”, shtoi ai.

Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit kumtoi se “po bën thirrje për përmbajtje maksimale” dhe se është “në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjitha palët në konflikt për t’u përpjekur të frenojnë situatën”, në të njëjtën kohë duke paralajmëruar “rrezikun e një zgjerimi rajonal të konfliktit”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt në përmbajtje.

“Kanadaja dënon pa mëdyshje këto sulme ajrore”, tha kryeministri Xhastin Trudo në deklaratën duke shprehur “solidaritetin e tij me Izraelin”. Ai tha se sulmet “tregojnë edhe një herë përbuzjen e regjimit iranian për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Presidenti argjentinas Havier Milei e shprehu “solidaritetin dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj shtetit Izrael”.

Qeveria meksikane kumtoi se është “thellësisht e shqetësuar” nga sulmi dhe nga “kostoja që ky veprim mund të ketë në kuptimin e mijëra jetëve njerëzore”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kilit, Alberto val Klaveren, në rrjetin X shkroi se është i “shqetësuar nga përshkallëzimi serioz i tensioneve në Lindjen e Afërt dhe nga sulmet iraniane kundër Izraelit”.

“Kina shpreh shqetësimin e saj të fortë për përkeqësimin e situatës aktuale dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara të tregojnë përmbajtje dhe qetësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin.

73
SONDAZHI JAVOR

A duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 10:55

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Nga Dialogu Strategjik i Bujar Osmanit me SHBA te pezullimi i vizave. Ku përfundoi diplomacia e Maqedonisë?

Trupa evropiane zbarkojnë në Groenlandë pas dështimit të bisedimeve SHBA–Danimarkë–Grenlandë

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët jep dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit

VLEN: Strategjia 2025–2030 e ministrit Durmishi, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

Partia e Arjanit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI, procesit pritet t’i bashkohet edhe Lëvizja Populli

Lodhja e tepërt? Pesë gjendje mjekësore që mund ta shkaktojnë

Uji, ilaçi më i mirë për infeksionet urinare tek gratë

Vaji i ullirit: Sekreti i humbjes së peshës dhe shëndetit të zemrës

Barrot: Siguria e Arktikut është e pandashme nga siguria evropiane

Rey Manaj përfundon aventurën te Sharjah FC, pritet transferimi në Kinë

Bukayo Saka: “Arsenal është ekipi më i madh i Londrës”

Real Madrid: Lojtarët fajtorë, vendime të mëdha priten këtë verë

Real Madrid dërgon mesazh të fortë lojtarëve pas largimit të Xabi Alonso

Andy Robertson: Dëshira për të qëndruar te Liverpool, por e ardhmja mbetet e paqartë

Richarlison dëmtohet dhe do të mungojë deri në 2 muaj

Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec pas shkëputjes së masivit shkëmbor

6 përfitime shëndetësore të patateve të ëmbla që duhet t’i dini

Tusk: Polonia nuk do të dërgojë ushtarë në Grenlandë

Përleshje fizike në një avion në Shkup: dy persona të lënduar

33 faqe të paligjshme të lojërave të fatit bllokohen nga Ministria Digjitale

73
SONDAZHI JAVOR

A duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?