Presidenti i Izraelit thotë se më shumë ndihma humanitare derdhen në Gaza

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 21:19 Përditësuar

Presidenti i Izraelit thotë se më shumë ndihma humanitare derdhen në Gaza

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha të dielën se Izraeli ka përshkallëzuar në mënyrë dramatike marrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Ai, tha se kjo u bë duke punuar me aleatët për të kryer fluturime ajrore, duke hapur më shumë kalime dhe duke operuar një rrugë detare.

Herzogut shtoi se “është gjëja e duhur për të bërë”.

Por, sipas tij ka ende 135 pengje izraelite në Gaza të cilët “po kalojnë në ferr”.

Ai i tha për CNN se Hamasi nuk i ka thënë Izraelit emrat e të vdekurve apo të gjallëve dhe refuzon të bëjë kompromis me Izraelin, transmeton Klankosova.tv.

Të dielën, një burim diplomatik i njohur me negociatat konfirmoi se Hamasi hodhi poshtë propozimin e fundit nga bisedimet e fundit në Kajro për të arritur një armëpushim në Gaza.

Në përgjigjen e tij ndaj ndërmjetësve, Hamasi “ripohoi pozicionin e tyre” për të drejtën e pakufizuar të banorëve të Gazës për t’u kthyer në veri në shtëpitë e tyre dhe rishpërndarjen e trupave izraelite larg Gazës qendrore.

Këto janë kërkesa të cilave Hamasi u është përmbajtur dhe Izraeli i ka rezistuar.

Turqia ka një mesazh për Iranin

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, në një telefonatë me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ka theksuar se Turqia nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, kryediplomati iranian në telefonatë tha se operacioni hakmarrës kundër Izraelit ka përfunduar dhe se Irani nuk do të nisë një operacion të ri nëse nuk sulmohet nga Izraeli.

Amir-Abdollahian gjithashtu tha se nëse Irani sulmohet përsëri, atëherë Teherani do të japë një “përgjigje edhe më të fortë” këtë herë, shkruan AA.

Ndryshe, mbrëmë Irani lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash drejt Izraelit si hakmarrje për sulmin e 1 prillit në Damask.

Sulmi në Damask vrau shtatë zyrtar ushtarak iranianë, duke përfshirë një komandant të lartë të IRGC-së dhe tërhoqi reagime të ashpra nga zyrtarët e qeverisë iraniane, të cilët u zotuan për “përgjigje vendimtare”.

Siç raportohet, IRGC-ja lëshoi më shumë se 300 drone dhe raketa në një sulm që zgjati disa orë, shumica prej të cilave u kapën nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 21:19 Përditësuar