Taravari: Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë minimum 800 euro

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 13:29 Përditësuar

Taravari: Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë minimum 800 euro

Arben Taravari sot tha se koalicioni VLEN zotohet se paga mesatare në Maqedoninë e Veriut do të jetë së paku 800 euro, përcjell TV21. Taravari tha se pagat e ulëta janë shkaku kryesor i emigrimit.

“Të rinjtë largohen pikërisht për shkak se rrogat janë të vogla dhe vështir mund të gjejnë punë këtu. Ekonomia kërkon përgjigje, emigrimi gjithashtu kërkon përgjigje. Nuk mund të vazhdohet kështu me qeveri të korruptuar e zhvatëse. Na duhet patjetër ndryshim. Për këtë arsye ne si koalicion VLEN në qeverisje duhet të garantojmë dhe rritjen e rrogës mesatare dhe kjo garancë e jona është që rroga mesatare do të jetë minimum 800 euro”, theksoi Taravari.

Lexo edhe: Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

Kasami: VLEN do të ndajë 500 milionë euro për komunat shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 13:29 Përditësuar