Grubi ka një përgjigje për Mickoskin: “Shqiptarët më të fortë se kurrë, janë bashkuar”
Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes “Facebook” i është përgjigjur kreut të VMRO-së dhe thirrjeve të tij që opozita të bashkohet dhe të dalin masovkisht në zgjedhje me të vetmen arsye, Ali Ahmeti të mos sigurojë deputet në zonën zgjedhore 3.
Grubi ka thënë se përgjigjen më të mirë Mickoski e morri me bashkimin e shqiptarëve në “Frontin për Europë” dhe se janë më të fortë se kurrë. Sipas Grubit, shqiptarët më tash nuk ka kush i ndalë dhe se kthim prapa s’ka.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e djeshëm partiak në Ohër, ka paralajmëruar se do të synojë pajtimin dhe bashkimin kombëtar maqedonas. Sipas tij, partia ka obligim dhe përgjegjësi të bashkohet dhe ky detyrim është neglizhuar në të kaluarën.
Mickoski theksoi se në të ardhmen do të ketë kohë kur bashkimi kombëtar do të jetë i nevojshëm, ashtu siç do të ketë raste kur do të kalojmë në bashkim qytetar pa dallim etnie. Ai paralajmëroi se VMRO-DPMNE do t’i ndalë sulmet ndaj partive të Dimitar Apasievit dhe Maksim Dimitrievskit. Flaka Media