A ishte kundër mbajtjes së tubimit në sheshin Skenderbue, lideri PDT: Turp, shpifje e ulët e opizitës!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Prill, 2024 16:18

A ishte  kundër mbajtjes së tubimit në sheshin Skenderbue, lideri PDT: Turp, shpifje e ulët e opizitës!

” Fronti Europian pjesë e të cilit është dhe partia turke TDP e Bejxhan Iljaz nuk ka pranuar që tubimi i sotëm të mbahet në sheshin Skenderbe në Shkup”, raportoi sot jozyrtarisht portali në gjuhën shqipe Zhurnal nga Shkupi.

Sipas portalit, tubimi i Frontit Europian sonte do të mbahet në sheshin Maqedonia në Shkup me fillim në ora 20:00 edhe pse ishte paralajmëruar që të mbahet tek sheshi Skenderbe poashtu në Shkup.

Pas publikimit të lajmit nga ky portar, ke reaguar lideri i PDT-së, Beixhan Iljaz, i cili lajmin e kualifon të rrejshëm.

Sipas tij, kjo sajesë është shpifje dhe komedi në vete, pasi thotë se selia qendrore e kësaj partie ndodhet pikërisht në sheshin Skenderbeu.

“Kjo është një shpifje më e ulët e opozitës. Turp i madh. Mjaftë e përdorni heroin kombëtrarë Skenderbeun për çshtje të vogla politike. Kjo është një komedi, po ne qendrën e partisë e kemi tek Sheshi Skenderbeu. Ndërsa disa të tjerë vijnë tek sheshi vetëm kur ju duhet të shfrytëzojnë personalisht, ndërsa ne jemi çdo ditë në Shesh” , u shpreh për Tetova Sot, lideri i PDT-së Beixhan Iljaz.

Madje, kreu i PDT-së shprehet që tubimi i Frontit Europian do të jetë në Sheshin Maqedonia, ndërsa anëtarët e TDP-së do të grumbullohen nga sheshi Skenderbeu ku do të nisen drejtë tubimit.

“Sot tubimi është në Sheshin Maqedonia, dhe ne si TDP do të mblidhemi tek Sheshi Skenderbeu, dhe nga aty do të nisemi drejtë tubimit të madh të Frontit Europian” tha në fund Beixhan Iljaz kryetar i PDT-së, njëherit kandidat për deputet nga Fronti Europian. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Prill, 2024 16:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.