Pendarovski kritika për VMRO DPMNE. “E sollën shtetin në status të shtetit të robëruar dhe izoluar”

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Prill, 2024 16:04

Pendarovski kritika për VMRO DPMNE. “E sollën shtetin në status të shtetit të robëruar dhe izoluar”

Vazhdojnë fushatat për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ku kandidatët për president dhe për deputetë e kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet më 24 prill dhe 8 maj.

Para godinës së BE-së në Shkup, LSDM, Koalicioni për të ardhmen europiane dhe kandidati për president Stevo Pendarovski, e mbajtën tubimin qendror. Foli edhe kryetari i partisë Kovaçevski dhe bartësit e listave zgjedhore të LSDM-së dhe Koalicionit që deklarohet si koalicion europian.

“Që në ditën e parë nga ana e partisë më të madhe opozitare, në vend të propozimeve për një të ardhme më të mirë të qytetarëve dhe shtetit, morëm një përpunim të zgjidhjeve të njëjta politike që e sollën shtetin në status të shtetit të robëruar dhe izoluar, me pushtet që montoi procese politike dhe shtet ku në burg ishin politikanë dhe gazetarë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

“Jemi të gatshëm që të punojmë ditë e natë për të ndërtuar shtet me të cilin të gjithë do të krenohemi, shtet ku do të respektohen vlerat dhe standardet europiane, shtet që deri në 2030 do të bëhet pjesë e BE-së. LSDM dhe Koalicioni ju ofron një plan të qartë për standard jetësor sipas standardit europian”, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Prill, 2024 16:04