Hyri në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 00:00

Hyri në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale!

Sonte përfundoi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe nga mesnata hyri në fuqi heshtja zgjedhore. Heshtja zgjedhore përfundon në ditën e votimit në orën 19.00.

Në zgjedhjet e shtata presidenciale që do të mbahen të mërkurën, të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, ndërsa garojnë shtatë kandidatë.

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për të monitoruar zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, shkruan Flaka

Siç njoftohet në ueb faqen e KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve ata të agjencive Reuters dhe France Press, si dhe media të shumta nga vendet fqinje.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Flaka dhe Gostivari Sot si pjesë e kompanisë së mediave online Flaka Media Group, duke respektuar kodin zgjedhor dhe ligjet në fuqi, respekton heshtjen zgjedhore, ndërkohë ka bërë paraqitje në KSHZ për mbulim mediatik të zgjedhjeve, marketing politik dhe ka publikuar cmimoren.

Flaka dhe Gostivari Sot kanë ndekur profesionalizimin dhe gjatë gjithë kohës kanë bërë balasin duke publikuar aktivitetet e të gjitha subjekteve dhe kandidatëve pjesëmarrës në zgjedhje. Flaka Media Group

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 00:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.