Ali Ahmeti nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Maj, 2024 12:07 Përditësuar

Ali Ahmeti nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për zgjedhore parlamentare ka qëndruar edhe në Shipkovicë.

Para qytetarëve, Ahmeti tha se banorët e Shipkovicës e kanë ndarë bukën dhe kripën me UÇK-në.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e kryetarit të BDI, z. Ali Ahmeti:

Bukë, e kripë, e zemër, Shipkovica i ka nda me ne, me UÇK. Shipkovica u bë metropol i diplomacisë. Përfaqësuesi i NATO më tha se kishte vizituar dy qendra dhe kjo është e treta, kishte qenë në Beograd pastaj në Prishtinë dhe në Shipkovicë, ai e tha nuk e thash unë. 

Më thotë Shipkovica ka qenë në qendër të vëmendjes të takimeve dhe vetëm malësia e din se ky teritor ka qenë i njohur në gjithë zyrat europiane dhe amerikane në kohë të vështira. 

Kjo fushatë do të vendos për të ardhmen e të gjithë neve pavarësisht etniteteve, jemi në situatë që të gjithë duhet të bëjmë politika shkencore dhe të menduara mirë, ky Front që është ndërtuar ka 3 vjet që gradualisht punohet edhe investohet dhe unë jam krenar që puna e këtij Fronti ka nis që në 2001, Arben Xhaferi dhe Imer Imeri. 

Në Dibër më janë falenderuar që jemi bërë bashkë të gjithë, ne dallime nuk kemi natyrshëm kemi ardh në këtë Front dhe këtu jemi gjithë bashkë, suksesi i 24 prillit është i gjithë juve dhe do doja që në emër të gjithë bashkëpunëtorëve, ju keni qenë ato të parët e digës, ju na keni bë krenar dhe ju lumtë. 

Shpëtimi për ne është anëtarësimi në BE, këtu është zhvillimi dhe përparimi, forcohet paqja dhe stabiliteti dhe tregu, a do jetë më mirë një treg me 2 milionë apo me 500 milionë? Apo do rrimë të izoluar dhe me probleme me fqinjët, sigurisht që e ardhmja është që të aterojmë në BE ku është si kërkesë e 98% të shqiptarëve. 

Dhe ne nuk kemi detyrim tjetër, a do të ndodhë, sigurisht që po, sepse është në të mirë për gjithë komunitetet tjera. Ndryshimi i Kushtetutës nuk i tjetërson maqedonasit, me ne kanë gjetur përkrahje për çështjet që kanë shqetësim, siç nuk u bë ndryshe as me MO, as me atë të Prespës e as nuk do bëhet ndryshe. Kusht pas 8 majit vettingu do jetë, sepse nuk do të falim askënd. 

Ka deklarata nga më të ndryshmet, unë ju kam dërguar porosi se ne nuk bëjmë majtap në politikë, sot nuk është koha që të bëjmë shaka në fushatë, sot është koha të përcaktohemi me platforma sepse më 9 maj gjithë duhet të mendojmë, Qeverinë e bëjnë ata që kanë mbështetjen e popullit.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Maj, 2024 12:07 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.