Fronti Europian nesër shpalos qëndrimin

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 17:35 Përditësuar

Fronti Europian nesër shpalos qëndrimin

”Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 29.05.2024) me fillim në ora 13:00, kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, bashkë me krerët e Frontit Europian do të mbajnë konferencë për media, tek selia e BDI në Tetovë”, njoftuan nga koalicioni. Flaka

Nuk jepen detaje të tjera rreth qëllimit të konferencës për shtyp, por në bazë të zhvillimeve të fundit në Kuvend, pritet të shpaloset qëndrimi i Frontit Europian rreth hapave të mëtejme politike.

Sot, deputetët e Frontit Europian braktisën punimet e kuvendit, ku pas konfirmimit të mandateve të deputetëvë të përbërjes së re 2024/28, me 76 vota për, deputetët e VLEN, VMRO dhe ZNAM, zgjodhën Afrim Gashi për kryetar të ri të Kuvendit. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 17:35 Përditësuar