Deklarata, Ahmeti: Alarm për të mbrojtur votën shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2024 16:11

Deklarata, Ahmeti: Alarm për të mbrojtur votën shqiptare

Liderët e Frontit Europian sot në Tetovë nënshkruan deklaratën politike për mbrojtje të, siç thonë legjitimitetit nga zgjedhjet e 8 majit, përcjell TV21.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se kjo deklaratë është në vazhdën e alarmit për të mbrojtur votën shqiptare, ndërkaq theksoi se Marrëveshja e Ohrit është para një rreziku.

“Me qëllim që të rrisim vëmendjen se në çfarë drejtimi ne po na rrezikohet një marrëveshje e arritur me plot sakrificë dhe me gjak”, tha Ahmeti, duke shtuar se deklarata politike do t’u drejtohet të gjitha institucioneve vendore, por edhe qendrave ndërkombëtare.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2024 16:11