Mexhiti: Ahmeti s’e di kush ka qenë hartues i Marrëveshjes së Ohrit – Pol Uiliams ishte këshilltar i Arbër Xhaferit!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 20:26

Mexhiti: Ahmeti s’e di kush ka qenë hartues i Marrëveshjes së Ohrit – Pol Uiliams ishte këshilltar i Arbër Xhaferit!

Zv.kyeministri i parë, Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM, ka thënë se BDI-ja dhe Ali Ahmeti akoma nuk e kanë të qartë se kush kanë qenë hartuesit e Marrëveshjes së Ohrit.

Duke komentuar, angazhimin e ekspertit ndërkombëtar Pol Uilliamsit, të cilin BDI-ja e prezantoi si hartues të Marrëveshjes së Ohrit, Mexhiti tha se ai ka qenë vetëm këshilltar i Arbër Xhaferit në vitin 2001.

“Dalin qesharak, siç ishte rasti i Pol Uiliamsit, i cili ka qenë këshilltar i Arbër Xhaferi, pra i ka dhënë këshilla, por nuk është përpilues i Marrëveshjes së Ohrit. Të thirresh në Marrëveshjen e Ohrit dhe mos ta dish kush është përpiluesi i saj, kjo flet shumë”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 20:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media