BDI akzon VLEN për gjuhën Shqipe, VLEN akuzon BDI për skenar në Kuvend!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2024 15:35

BDI akzon VLEN për gjuhën Shqipe, VLEN akuzon BDI për skenar në Kuvend!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar kumtesë gjatë ditës së sotme ku ka reaguar ndaj VLEN-it për çështjen e ligjit të gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese.

Reagimi i plot pa ndërhyrje:

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që qëndrimet e eksponentëve të humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, hyzmeçarëve të VMRO dhe shkelësve të vullnetit të shqiptarëve, kundër gjuhës shqipe janë skandaloze dhe të papranueshme.

Çdo ditë, të parët e hyzmeçarëve, kryevazalët, dalin me qëndrime arsyetuese për deklaratën e Kryetarit të gjykatës kushtetuese kundër gjuhës shqipe dhe përsërisin qëndrimet e VMRO DPMNEsë.

Ky hap do të jetë goditja e rradhës dhe më e rëndë që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit etnik, barazisë në vend dhe marrëdhënieve ndëretnike.

Darko Kostadinovski u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese si propozim i VMRO DPMNE, konkretisht ish Presidentit Ivanov, ndërsa u bë kryetar në kohën e kësaj qeveria me legjitimitet monoetnik.

Justifikimi nga VLEN dhe mediat e afërta me to për sakatosjen e gjuhës zyrtare shqipe është skandaloz dhe flet ata që janë të shitur, por edhe që po e shesin kombin shqiptar për pozitat e tyre.

Presupozimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kryetarit të saj është presion politik mbi gjykatësit dhe bëhet me porosi nga qeveria me legjitimitet monoetnik për ti poshtërsuar shqiptarët.

Koalicioni VLEN nëpërmjet një kumtese ka reaguar ndaj BDI-së për akuzat se ky koalicion po destabilizon vendin, pasi në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet shfuqizimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe.

Kumtesa e plotë dhe pa ndërhyrje e VLEN-it:

Mbrëmë, me mbështetjen e madhe që mori kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, edhe një herë u dëshmua se shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka asnjë shenjë luhatjeje. Përveç kësaj, kjo interpelancë e nxori në skenë edhe koalicionin e ri të destabilizimit të vendit, Levica-LSDM-BDI.

Në të vërtetë, Levica është vetëm maja e ajsbergut dhe zëdhënëse e një projekti më të madh të kësaj treshe, që synon destabilizimin e vendit. Ashtu siç janë deklaruar edhe vetë më parë, ndërsa tashmë kjo po
dëshmohet edhe në praktikë, nisma e interpelancës, me aq gjuhë të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare, flet se ka një koordinim dhe bashkëpunim mes kësaj treshe në planet e destabilizimit dhe shkaktimit të tensioneve, pse jo edhe të incidenteve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, kjo interpelancë ishte edhe një arsye më shumë që të bëhet homogjenizimi i koalicionit VLEN, por edhe në koalicionin qeverisës, duke dëshmuar stabilitet dhe qëndrueshmëri kundrejt planeve ogurzeza që hartohet në kuzhina anti-NATO dhe anti-BE.

Përkundër synimit të interpelancës që të shkaktojë huti e destabilizim, ajo ndihmoi më shumë në ndërgjegjësimin e shumicës qeveritare dhe kohezionin e brendshëm të saj, duke dëshmuar se këto nisma janë të dënuara me dështim.

Me këtë rast deklarojmë se koalicioni VLEN, në bashkëpunim edhe me aleatët ndërkombëtarë, nuk do të lejojë që këto projekte destabilizuese të marrin jetë dhe ta dëmtojnë orientimin strategjik euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2024 15:35