Ose nuk ka zbritje ose ka zbritje për 1 ose 2 denarë për disa produkte, thotë Llukarevska

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 22:42

Ose nuk ka zbritje ose ka zbritje për 1 ose 2 denarë për disa produkte, thotë Llukarevska

Qeveria ka pasur reagim të parakohshëm, të vonuar dhe shtrirje të pamjaftueshme të masave, prandaj pas të gjitha kontrolleve nuk ka ulje çmimesh, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në emisionin Top Tema në televizionin Telma, përcjell FLAKA.

“Ose ka ndryshim minimal ose nuk ka ulje çmimesh. Për shembull, sot kemi ulje prej 1 denar dhe 2 denarë për produkte të caktuara. Dhe inflacioni ka qenë nën kontroll që në fillim të këtij viti. Qeveria duhet të shikojë interesat e qytetarëve dhe jo të tregtarëve. Vetëm 73 produkte nuk mjaftojnë për t’u mbuluar. Ne shohim në rajon Serbia ka mbi 700 produkte me çmime të reduktuara, Mali i Zi gjithashtu. Në shtator të vitit 2023, LSDM me masat ka ulur çmimet e 500 produkteve në 25 kategori”, tha Llukarevska. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 22:42