Shkollat në Strugë me drejtorë të paligjshëm, seancë gjyqësore për emërimet e Merkos

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Tetor, 2024 19:12

Shkollat në Strugë me drejtorë të paligjshëm, seancë gjyqësore për emërimet e Merkos

Prokurorët edhe në gjykimin e sotëm mbrojtën tezën së në shkollat fillore të Strugës dhe të rajonit, drejtorët janë emëruar në mënyrë joligjore nga ana e kreut të Komunës, Ramiz Merko. Kumrisha Hani, sekretare në shkollën Zini Hani në Veleshtë, në cilësinë e dëshmitares, tha se ish drejtoresha e përkohshme, Egzona Shei, para se të emërohej në atë post për 3 vjet e gjysmë ka punuar si mësuese e frëngjishtes, por pa përfunduar shkollimin.

“Për shkak se nuk kishte staf të përshtatshëm, ne e morëm atë me arsim të mesëm. Kur u bë u.d. drejtor, unë nënshkrova vërtetimin se kishte pesë vjet përvojë pune nën presionin e Egzona Sheit. Por, unë dhe familja ime ishim nën presion të vazhdueshëm. E kam denoncuar dy herë në polici, dhe në inspektoratin e punës. Nuk më linte të punoja, nuk më lejonte të publikoj shpallje publike për punësim dhe ma merrte e kontrollonte telefonin tim celular”, tha Kumrisha Hani-dëshmitare.

Për shkak të mungesës së stafit në këtë shkollë, ka pasur edhe raste të tjera të punësimit me arsim të mesëm. Inspektorja e arsimit Violeta Xhuteska tha se pas një parashtrese nga 13 mësues, ajo kreu mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektimi.

“Erdhëm në përfundim se personi i emëruar për ushtrues detyre drejtor nuk i plotëson kushtet jo vetëm për mësimdhënës, por edhe për drejtor, gjithashtu kryetari i komunës nuk ka vepruar në pajtim me ligjin, gjegjësisht brenda pesë ditëve nuk ka marrë vendim që bordi i shkollës të publikojë shpallje për zgjedhjen e drejtorit”, theksoi Violeta xhuteska – Inspektore e Arsimit.

Prokuroria Publike dyshon se Shei ka bashkangjitur 3 dokumente të falsifikuara të cilat i ka përdorur për dhënien e provimit profesional në Qendrën Shtetërore të Provimeve. Propozimi i prokurorisë kundër Merkos u dorëzua edhe për shkak të emërimit të u.d. drejtores në Shkollën Fillore Murat Llabunishti, në Llabunisht, e cila nuk plotëson kushtet e përcaktuara me ligj.

Situatë është e ngjashme edhe në shkollën në fshatin Podgorc.

Por avokati i Merkos, Igor Petkovski, tha se edhe në seancën e sotme doli në pah se Merko nuk ka kryer vepër penale. Ish ministri i Arsimit Jeton Shaqiri do të thirret në seancën e ardhshme si dëshmitar./Alsat.mk

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Tetor, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?