Ish-futbollisti dhe analisti Jamie Carragher ka bërë një parashikim të fortë për Manchester Unitedin, duke thënë se skuadra mund të përfundojë në zonën e rënies nga Premier League deri në pushimin e ardhshëm për ndeshjet e kombëtareve.
Gjatë një diskutimi në emisionin “The Overlap”, Carragher kritikoi kalendarin e deritanishëm të Unitedit, duke pretenduar se skuadra kishte pasur një fillim relativisht të lehtë të sezonit.
Ai përmendi ndeshjet ndaj dy skuadrave të sapongjitura në elitë, Fulhamit, Tottenhamit dhe Manchester Cityt, i cili sipas tij kishte luajtur me një lojtar më pak.
“Manchester United do të jetë në zonën e rënies nga liga deri në pushimin e ardhshëm për kombëtaret”, deklaroi Carragher.
Ai shtoi se tashmë skuadrën e presin përballje shumë më të vështira ndaj Chelseat, Aston Villas dhe Liverpoolit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Tetor, 2026 15:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.