Ahmeti sërish bën thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare!
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte nga Kërçova sërish bëri thirrje për zgjedhje të parakoshme parlamentare, duke përmendur deklaratën e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së qeveritare, Hristijan Mickovski, përcjell Flaka Media.
“Unë e mbaj për fjalë. Në tetor të vitit të ardhshëm bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare”, kështu tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Kërçova dhe shtoi se, edhe Hristijan Mickoski kërkoi që në tetor të vitit të ardhëm të mbahen zgjedhje të reja.
Thirrjen për zgjedhje të parakohshme e bëri Mickovski, për të shtuar pastaj thirrjet e vazhdueshme të Ali Ahmetit. LSDM doli në favor të kësaj thirrje të Mickovskit, ndërsa VLEN fillimisht e kundërshtoi këtë thirrje. Më pas, koalicioni VLEN me mesazh për Ali Ahmetin – “Zgjedhje të parakohshme, po, por nëse humb, të largohesh nga politika, sfidë e pranuar nga Ahmeti. Më pas, Mickovski reteroi dhe u turhoq nga kjo thirrje. Flaka Media