Murtezi: BDI gjithmonë që e shihte veten në rrezik politik nxiste incidente ndëretnike

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 12:56

Murtezi: BDI gjithmonë që e shihte veten në rrezik politik nxiste incidente ndëretnike

Bashkim Murtezi, Sekretar Organizativ i AAA, gjatë takimit me struktura dhe aktivist në Haraçinë ka drejtuar disa pyetje në drejtim të Ali Ahmetit dhe BDI-së në lidhje me të gjitha incidentet në kohën kur ato ishin në pushtet.
” A po mendon Ali Ahmeti edhe ‘pacienti’ dhe ‘gebelsi’ Artan Grubi se shqiptarët e kanë memorien aq të shkurtër?
A po harrojnë  rrahjet e nxënësve në autobus, kur zëri i tyre nuk dëgjohej fare? D.m.th në Shkup, gjithmonë që BDI-ja kishte rrezik, kishte rrahje të nxënësve në autobus, gjegjësisht në transportin urban.  BDI-ja nuk kishte asnjë reagim dhe asnjë intervenim. 
A po e harrojnë ato Gjorçen kur u digjej çdo pronë shqiptare, kur digjeshin shitoret e shqiptarëve, kur prisheshin arat dhe bostani në arat e shqiptarëve të Gjorçes, ndërsa funksionarët e tyre për të shkuar në Kërçovë dhe Gostivar shfryëzonin rrugë alternative dhe nuk i binin ka Gjorçja?“, pyeti Murtezi.
Murtezi përkujtoi rastin në Radishani, por edhe Haraçinën e cila shihte në zitë e ullirit gjithnjë kur BDI-ja ishte në rrezik.
“ A po e harrojnë ato Radishanin kur huliganët maqedonas dhunonin familjet shqiptare dhe detyruan ato të shpërngulen? Reagimi i tyre ishte zero. 
A po e harrojnë ato Monstrën në kohën e tyre kur gratë, nënat dhe vëllezërit tanë tërhiqeshin zvarrë dhe zhag rrugëve të Maqedonisë për një rast të cilin e inskenuan vet dhe asnjëherë nuk arritën ta dëshmojnë? A e harruan ato se Haraçina në atë kohë ishte në rrethim shtetëror dhe asnjë reagim i BDI-së?! Përkundrazi, arsyetim i të gjitha atyre veprimeve”, konstatoi Murtezi.
Bashkim Murtezi nuk la pa përmendur as rastin e 9 majit, ku vranë patriot shqiptarë vetëm që të shpëtoje BDI-ja.
“ A e harruan ato Kumanovën e 9 majit? Kur u rrethua me 4.000 forca policore dhe u shkatërrua një lagje e tërë, ku u torturuan dhe u vranë 9 patriot shqiptarë! 
A e harruan ato Almirin e vogël për të cilin edhe pse e vranë dhunshëm rastin e kualifikuan si aksident? 
A e harruan ato Malinën e Brezën, saherë që ka ndonjë incident rrethohet, torturohet dhe dhunohet? BDI-ja duhet të jap përgjigje në këto pyetje, para se të flas sot se çka po ndodh në Maqedoni”, përfundoi Murtezi.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 12:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media