Gashi-Aggeler: Mbetemi të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin RMV-SHBA

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 21:11

Gashi-Aggeler: Mbetemi të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin RMV-SHBA

Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi bashkë deputetët tjerë në Kuvend u takuan me ambasadoren e SHBA-ve Angela Aggeler. Gashi në rrjetin social Facebook, shkruan se kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me SHBA.

“Sot në Kuvend, mirëprita në një takim të përbashkët Ambasadoren e SHBA-së, zonjën Angela Aggeler, si dhe deputetët alumni të programeve amerikane.

Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet tona me SHBA-në dhe për të reflektuar mbi angazhimin e pazëvendësueshëm të këtij partneri të palëkundur në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, si dhe falënderova deputetët alumni që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Theksova se mbetem i përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim të frytshëm”, shkruan kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media