Mexhiti: “One Stop Shop” në Jazhincë, hap drejt një Ballkani të integruar

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 18:54

Mexhiti: “One Stop Shop” në Jazhincë, hap drejt një Ballkani të integruar

 Sot u inaugurua sistemi “One Stop Shop” edhe në vendkalimin kufitar Jazhincë-Glloboçicë, duke ndjekur modelin e suksesshëm të zbatuar në Bllacë, transmeton Flaka. Ky sistem bashkon në një pikë të vetme kontrollet kufitare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke lehtësuar qarkullimin dhe ulur ndjeshëm kohën e pritjes.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i pranishëm në inaugurim, theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për bashkëpunimin rajonal:
 “Ky sistem është pjesë e vizionit tonë për një Ballkan të integruar, ku kufijtë nuk janë barriera, por ura bashkëpunimi dhe progresi të përbashkët.”

Sipas Mexhitit, përvoja në Bllacë ka dhënë rezultate të menjëhershme dhe konkrete: pritjet janë reduktuar nga orë të tëra në vetëm disa minuta. Zbatimi i modelit në Jazhincë pritet të ketë efekt të ngjashëm dhe të rrisë fluksin e lëvizjes ndërkufitare.

“One Stop Shop” përmirëson jo vetëm funksionimin praktik të pikave kufitare, por forcon edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe krijon kushte të reja për zhvillim ekonomik dhe rajonal,” theksoi ai.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 18:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?