Omer Ajdini i kthehet angazhimit në politikë, angazhohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në ASH

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Dhjetor, 2024 23:33

Omer Ajdini i kthehet angazhimit në politikë, angazhohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në ASH

Sot u mbajt Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët (ASH). Kuvendarët e ASH-së gjatë ditës së sotme kanë zgjodhën nënkryetarët, sekretarët dhe kryetarin e Kuvendit të ASH-së. ASH ka filluar të riorganizohet dhe po rikthehet edhe më e fortë me strukturimin e saj.

Ajo që bie në sy është se Omer Ajdini i kthehet angazhimit në politikë, angazhohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në ASH.

“Kuvendi me vota shumicë zgjodhi për sekretar gjeneral të ASH-së të jetë Blerant Ramadani, kryetar i Kuvendit, Arben Fetai, sekretar Organizativ Gadaf Uzairi, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë Omer Ajdini. Derisa Kuvendi ka zgjedhur edhe katër nënkryetarët e ASh-së edhe atë Buajre Abazi, Gëzim Kadriu, Nazim Taipi dhe Garip Kaba”, thonë nga kjo parti.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Dhjetor, 2024 23:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media