Reagon VLEN: BDI, sinonim i servilizmit dhe shërbimit të Gruevskit e Mijallkovit

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 18:49

Reagon VLEN: BDI, sinonim i servilizmit dhe shërbimit të Gruevskit e Mijallkovit

Ironi e fatit është kur BDI flet për nënshtrim dhe servilizëm. Ata të cilët nga vila Vodno, tentuan rikthimin e Gruevskit në Shkup dhe ata të cilët përmes ndikimin në Gjykata e liruan nga burgu Mijallkovin. Partia që ushqim të përditshëm e kishte shërbimin përmes akteve qyqare dhe anti-shqiptare tani po flet për servilizim. Sulmi ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, për shkak të vërtetave që i plasoi ai në opinionin publik është sulm i zbeht që nuk prodhon kurrfarë efekti sepse nuk bazohet askund. Aq më pak kur vjen nga një parti që kryefjalë e veprimtarisë së saj kishte qenë shërbimi ndaj Gruevskit e Mijallkovit.  

BDI duhet ta kuptoj e pranoj se nuk janë më përfaqësues të shqiptarëve dhe në momentin që demaskohen duke e kuptuar çdokush që BDI është parti destruktive dhe destabilizuese, kjo në asnjë formë nuk do të thotë se edhe shqiptarët përfshihen në këtë përkufizim.

BDI tani e ka kuptuar se do të jetë gjatë kohë në opozitë dhe do të filloj të jep përgjegjësi për krimet dhe korrupsionin e kryer 20 vjeçar dhe pikërisht për këtë ata tentojnë të krijojnë huti e habi te qytetarët me tema krejtësisht të natyrave tjera. 

Por qytetarët e dinë se BDI si me statistika vendore ashtu edhe me gjetje empirike ndërkombëtare, është produksion i asaj që quhet korrupsion dhe fajtori kryesor që qytetarët akoma nuk janë në BE. E kryefajtori që shumë shtëpi shqiptare janë boshadisur, duke i pamundësuar të rinjve perspektivë brenda vendit ata ikën me biletë një drejtimëshe për të mos u kthyer më. 
Ne bëjmë thirrje që shqiptarët të jenë të unifikuar dhe të bashkohen ashtu siç bëmë ne koalicionin më të madh shqiptarë, VLEN.

Shqiptarët nuk duhet të lejojnë të bëhen marionetë e disa individëve të kriminalizuar për të shpëtuar nga burgu. Ata të cilëve edhe SHBA-ja ua tregoj vendin. Prandaj, qytetarët i ftojmë të mos bien prej e mashtrimeve dhe shtrembërimeve të BDI-së dhe shërbëtoreve të tyre. VLEN mbetet garantues i stabilitetit, zhvillimit dhe garancisë për shqiptarët, thonë nga koalicioni.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 18:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.