Ruskovska komenton largimin e Grubit: Bëri gabim të madh që e lëshoi vendin

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 09:49

Ruskovska komenton largimin e Grubit: Bëri  gabim të madh që e lëshoi vendin

Ish-prokurorja Vilma Ruskovska beson se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ka bërë gabim të madh duke u larguar nga vendi dhe mendon se “nëse do të kishte qëndruar këtu, kishte shumë pak gjasa që të ishte arrestuar”.

Ajo theksoi se paraburgimi caktohet në tri baza – ndikimi i dëshmitarëve, rreziku i arratisjes dhe përsëritja e veprës penale.

“Nëse ai do të ishte këtu, cili do të ishte rreziku i arratisjes, nëse e gjithë familja e tij është këtu dhe kështu, ai nuk mund ta përsërisë më krimin, ai nuk është më në atë pozicion, dhe baza e tretë mbeti ndikimi i dëshmitarëve, ndërsa ndikimi i dëshmitarëve mund të bëhet në mënyra të tjera”, tha Ruskovska.

Ndryshe, dje është lëshuar fletarrest për ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, si dhe për ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami.

Këta të dy dhe katër të tjerë, dyshohen për shpërdorim detyre në rastin “Lotaria Shtetërore”./Telegrafi/

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 09:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media