BDI reagon ndaj Janevskës: Qasja juaj krijon tensione ndëretnike me dëm afatgjatë!

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2024 22:31

BDI reagon ndaj Janevskës: Qasja juaj krijon tensione ndëretnike me dëm afatgjatë!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe deklaratës së saj për tërheqjen e ligjit për shkollimin e mesëm. Nga BDI thonë se qasja e tillë nga kjo qeveri, po krijon tensione dhe krijon ndasi etnike.

Reagimi i plotë:

Ministre, ju mund ta interpretoni tërheqjen e ligjit për arsimin e mesëm si një kundërshtim të BDI-së për arsye se nuk e duam shtetit, por kjo është shumë larg të vërtetës, në fakt ishte pikërisht përshkak se e duam atë.

Ne e kundërshtuam këtë ligj për të mbrojtur shtetin dhe karakterin multietnik të vendit tonë nga individë si ju, të cilët nuk besojnë në bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë.

Entuziazmi juaj i verbër mund të duket si një “stuhi e fuqishme,” por ai është i pamend dhe jetëshkurtër, ndërsa dëmi që mund të shkaktoni do të jetë afatgjatë.

Qasja juaj, që përjashton dhe krijon tensione, është një kërcënim për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

BDI e kundërshtoi këtë ligj sepse kujdesemi.

Kujdesemi për shqiptarët, për maqedonasit dhe për çdo qytetar të këtij vendi, që të mos bëhen viktimë e qasjeve dhe vendimeve të papërgjegjshme si kjo.

Shteti ynë ka nevojë për vizion dhe lidership që bashkon, jo që përçan.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2024 22:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.