Bashkimi me LEN-in, Taravari: Kisha fatin të vendosja se ku do t’a orientoja peshoren politike!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 12:30

Bashkimi me LEN-in, Taravari: Kisha fatin të vendosja se ku do t’a orientoja peshoren politike!

 Viti 2024 ishte vit i rotacionit në skenën politike te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadave, opozita shqiptare mori pushtetin.  Në intervistën: 5 pyetje flakëFlaka, lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari u pyet për rolin e tij kur u bashkua me opizën shqiptare të atëhershme, LEN, dhe duke u larguar nga qeverisja me BDI-në dhe LSDM-në.

“Ajo që quani Rotacion ose Ndryshimi politik është një orë historike e jashtëzakonshme për shtetin tonë. Ende nuk po kuptohet saktë se çfarë mrekullie ka ndodhur. Edhe sikur asgjë mos të ndodhte përveç rotacionit politik, besoj se ky është Ndryshimi më i rëndësishëm i këtyre viteve. Dhe tani kthehem në thelb të pyetjes tuaj: po, unë kisha fatin, ngarkesën dhe përgjegjësinë e madhe të një vendimi që vjen një herë në jetë, si ishte ai se ku do ta orientoja peshoren politike”, tha Taravari.

Ishte një zgjedhje, shprehet Taravari, të cilën nuk e pati të vështirë sepse ishte i qartë se nevoja për ndryshim ishte domosdoshmëri.

“Nga ana personale pata sulme të mëdha dhe humbje të disa miqve, por nëse do kthehesha pas në kohë do të kisha bërë gjithnjë të njëjtën zgjedhje”, përfundon Taravari.

Lexo edhe: A do të ketë një Pod Cast të vetin si Rama dhe Abdixhiku, tregon Taravari!

Taravari: “Ali Ahmeti është në ditën e tij më të rëndë politike

Taravari jep përllogaritjet për zgjedhjet lokale: VLEN fiton bindshëm!

Ribashkimi i ASH-së, Taravari lë të hapur mundësinë!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 12:30