Këshilli Penal hedh poshtë ankesën e avokatit, konfirmon paraburgimin për Grubin

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 17:14

Këshilli Penal hedh poshtë ankesën e avokatit, konfirmon paraburgimin për Grubin

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe e ka konfirmuar paraburgimin e caktuar 30 ditor.

Nga Gjykata rikujtojnë se më 17 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar ndaj propozimit të prokurorit, caktoi paraburgim për Grubin dhe Përparim Bajramin, të dy të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për “Lotarinë Shtetërore”.

Vendimi, u miratua pas dërgimit të njoftimit nga MPB se Grubi dhe Bajrami nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes, e cila fillon të zbatohet sapo të gjenden personat, gjegjësisht të arrestohen, shkruan Alsat.mk.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 17:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media