Rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, Cana: S’ka hapësirë për panik në RMV – rasti i izoluar!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 17:36

Rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, Cana: S’ka hapësirë për panik në RMV – rasti i izoluar!

S`ka hapësirë për panik dhe qytetarët mund të jenë të qetë, ka deklaruar Drejtori I Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana, pasi autoritetet shëndetësore të Kosovës njoftuan se në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunëve.

Cana theksoi se është njoftuar me rastin në Kosovë dhe se ka biseduar me Drejtorin e Klinikës Infektive në Prishtinë, nga ku ka marrë informacione se pacienti është në situatë stabile dhe se situate është nën kontroll.

Për rastin në Kosovë tha se është I izoluar respektivisht se personi i infektuar një kohë të gjatë ka punuar jashtë vendit.

Sipas Canës, autoritetet shëndetësor kanë kapacitete që të përballen me këtë sëmundje, nëse paraqitet edhe në vendin tonë.

Lija e majmunit është sëmundje virusale që lehtë transmetohet nga njerëzit dhe kafshët e infektuara.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 17:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media