Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shoferit | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Janar, 2025 08:46

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shoferit | VIDEO

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte veturën Audi e cila dje ka rënë në ujërat e Vardarit pasi ka dalë nga rruga lokale për në fshatin Rashcë, kumton Flaka Media

Mbrëmë vonë, u nxorr nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë.  Viktimat ishin gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është mashkull që drejtonte makinën.

Pasagjeri i pestë ishte një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spital dhe gjendja e fëmijës është stabile.

Automjeti që është aksidentuar në Vardar afër fshatit Rashçe është tërhequr. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Janar, 2025 08:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media