Projekte të infrastrukturës! LSDM: VMRO-DPMNE bllokonte, LSDM e pëfundoi!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Janar, 2025 13:31

Projekte të infrastrukturës! LSDM: VMRO-DPMNE bllokonte, LSDM e pëfundoi!

LSDM-ja njoftoi se ka përfunduar pjesa e rrugës Stracin – Kriva Pallankë, që sipas tyre, projekti kishte nisur në vitin 2018 dhe se mbi 90% ishte realizuar deri në mesin e vitit 2024. Socialdemokratët thonë se po të mos ishin bllokimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kjo rrugë do të përfundonte shumë më herët.

“Fatkeqësisht dhe vetëm për qëllime politike deputetët e atëhershëm opozitar të DPMNE-së, bllokonin këtë projekt. Asokohe në Komisionin për Financa dhe Buxhet, VMRO-DPMNE me muaj bllokonte Propozimligjin për grantin në vlerë 14 milion euro që nevojitej për të përfunduar këtë rrugë të shpejtë.

Por, sidoqoftë, sot flasim për rrugë të përfunduar dhe qytetarët nga nesër mund t`i ndjejnë përfitimet nga projektet strategjike që nisën në kohën e Qeverisë së LSDM-së.

Në kuadër të projektit ishte ndërtimi i dy drejtimeve rrugore;

Dloboçicë – Çatal (Stracin) me gjatësi 15.5 km dhe Kriva Pallankë – Dlloboçicë me gjatësi 10 km. Ose gjatësia e përgjithshme e rrugës së shpejtë është 25.5 km.

I gjithë projekti kap shumën 94 milion euro, i financuar përmes mjeteve nga Banka Botërore dhe grante si pjesë të korridorit më të rëndësishëm Korridorit 8″, tha Boçvarski.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Janar, 2025 13:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.