Prototipi i ventilatorit të frymëmarrjes, inovacion nga FIM – UP
Një ëndërr studentore që nisi në kohën e pandemisë, arriti që të realizohet. Bëhet fjalë për një prototip të ventilatorit të frymëmarrjes që është krijuar në laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.
Ky ventilator ndihmon frymëmarrjen duke dërguar ajër në mushkri dhe nxjerrë prej tyre dioksidin e karbonit.
Bashkërealizatori i prototipit të ventilatorit për frymëmarrje Petrit Abdyli tha se për t’u përfunduar ky projekt janë nevojitur dy vite. Ndërsa, ideja është prezantuar në kohën e COVID19 pikërisht kur është shfaqur nevoja për aparatura të tilla.
“Ky projekt ka filluar tash e dy vite kur kam qenë student tu kry provime dhe në mendje e kom pasë një teme që kom me marrë me zhvillu si temë diplome në master. Jam ndiku për këtë temë sepse kamë qenë i familiarizum me paisje”, ka thënë Abdyli për rtv21.
Projektet e tilla novative nuk janë edhe lehtë të realizushme. Por me dëshirë dhe përkushtim gjithçka arrihet.
“Në fillim e kom ditë që është shumë sfidues se ëshë projekt aplikativ mirëpo në bashkepunim me profen kemi arritë që edhe me finalizu. Pjesa më e vështirë në këtë projekt ka qenë sigurimi i pjesëve hardëerike se ktu te ne është shumë problem me gjetë pjesë qoftë elektronike, plumatike etj”, ka thënë ai.
Profesori Arbnor Pajaziti njëkohësisht mentor i temës së diplomës të Petrit Abdylit tha se ky prototip ka filluar si ide për projekt në kuadër të lëndës që ai ligjëron dhe në fillim nuk ka pasur kushte të implementohet.
“Në fillin nuk kemi pasur kushte që ta implementojmë edhe nga aspekti harduerik por më tepër kemi bo stimulime duke përdorur vegla të ndryshme softuerikë”, thotë Pajaziti.
Profesori Pajziti thotë se vështirësitë financiare të cilat penalizonin projektin janë tejkaluar pas mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Universitetit të Prishtinës, duke bërë që prototipi i ventilatorit për frymëmarrje të finalizohet.
“Ka marrë kohë të gjatë duke u mbështetur edhe në kushtet të cilat i kemi pasë në atë kohë por hapi i parë që është marë është që BE na ka financu me një shumë të caktuar ku kemi pasë mundësinë me ble pajisje të caktuara të cilat në bazë të idesë në bazë të projektit të cilit ne e kemi zhvilluar kemi arritur që ta kompletojmë”, u shpreh ai.
Prodekaneja e Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike, Arlinda Alimehaj-Rrecaj tha se janë duke bërë përpjekje që t’u jepet mundësia që të kryhen fazat e patentimit dhe licencimit të prototipit.
“Në këtë fazë jemi duke bërë përpjekje që tu jepet mundësia për t’i kryer këto fazat e patentimit dhe licencimit”, tha Alimehaj-Rrecaj.
Fakulteti i Inxhierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës ka pesë departamente dhe gjithsej 831 student aktiv të cilët vazhdimisht në kuadër të projekteve të fakultetit sjellin ide të reja dhe interesante, por që u nevojitet vetëm pak më shumë mbështetje për t’i realizuar ato./RTV21/21Media