BDI me shtab politik në Çair, me në krye Bujar Osmanin

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Janar, 2025 22:11 Përditësuar

BDI me shtab politik në Çair, me në krye Bujar Osmanin

Bashkimi Demokratik për Integrim me aktivistët e Degës së BDI-së në Çair, ka promovuar Shtabin Politik në Çair. Siç mëson TV21, me shtabin do të udhëheqë ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në takim me strukturat ka marrë pjese edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga BDI për TV21 thonë se shtabi politik është themeluar si përgjigje ndaj sfidave që i krijoi pushteti dhe se shtabi do të udhëhiqet nga Bujar Osmani.

Në lidhje me këtë, nga BDI thonë se:

“Në një moment kritik për të ardhmen e Çairit dhe të shqiptarëve në përgjithësi, është themeluar një shtab politik që synon të adresojë sfidat dhe padrejtësitë e prodhuara nga një qeveri që është duke punuar kundër interesave të shqiptarëve.”

“Shtabi politik nuk është vetëm një organizim elektoral, por një lëvizje për të kthyer shpresën dhe për të rikthyer dinjitetin e qytetarëve të Çairit. Ne po përballemi me një qeveri që ka injoruar zërin e shqiptarëve dhe ka dëmtuar balancën etnike dhe institucionale në vend. Ky shtab do të jetë qendra ku do të përgatitet jo vetëm një strategji për fushatën zgjedhore, por edhe një plan për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e qytetarëve tanë,” deklaruan nga Shtabi

Sipas tyre, Shtabi politik në Çair është krijuar si një hapësirë ku çdo qytetar mund të ndihet i përfaqësuar dhe i përfshirë, që siç thonë synon të mobilizojë energjitë e qytetarëve, të angazhojë të rinjtë dhe të ndërtojë një vizion të ri për Çairin – “një vizion ku askush nuk mbetet i harruar dhe ku zëri i shqiptarëve dëgjohet fuqishëm”.

“Themelimi i shtabit politik në Çair është një akt që shkon përtej një fushate zgjedhore – është një thirrje për bashkim dhe veprim. Në këtë kohë sfiduese, Çairasit kanë një pikë referimi të re që premton të jetë qendra e ndryshimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë”, shtojnë nga BDI.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Janar, 2025 22:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.