VLEN: Ramiz Merko i listave të zeza është shndërruar në çelësin e fatit të struganëve

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shkurt, 2025 17:46

VLEN: Ramiz Merko i listave të zeza është shndërruar në çelësin e fatit të struganëve

Por shqiptarët dhe struganët nuk do të lejojnë që një non-grata i listave të zeza të jetë përcaktues se kush do të udhëheq me komunën e Strugës, reaguan nga VLEN.

Zijadin Sela bashkë me shefin e tij Ali Ahmeti, duhet ta kuptojnë mesazhin e qytetarëve që ata duhet të qëndrojnë në opozitë dhe të reformohen. Populli e ka dhënë fjalën në ditën e zgjedhjeve dhe ata i besojnë koalicionit VLEN. Mund të takohen çdo ditë me non-grata dhe njerëz tjerë të zhytur në krim dhe korrupsion por nuk mund t’i bindin qytetarët se ata janë zgjidhja më e mirë. Koalicioni VLEN, ka emra më të mirë për kreun e Strugës pasi mendon që struganët dhe Struga meritojnë më mirë dhe më shumë se një person që është në listën e zezë dhe i përlyer me baltën e krimit dhe korrupsionit. Zëri i shqiptarëve dhe mburoja tani më është koalicioni VLEN. BDI non grata bashkë me patericat tjera të ashtuquajtur Fronti Evropian, i takojnë historisë dhe duhet të reformohen për të dalë në zgjedhje lokale. Avazi i vjetër i shantazhit dhe futjes së frikës te qytetarët i takon të kaluarës. Tani shqiptarët kanë një gardian. Struganët dinë të gjykojnë dhe do t’i japin shqelmin e fundit atyre që nëpërkëmbën nderin e tyre. Ky takim dëshmon se në momentin që Sela nuk është më i dobishëm për Ahmetin, ai thjesht është anashkaluar dhe përçmuar. Fakti që Ramiz Merko, një figurë e diskredituar ndërkombëtarisht, dikton se kush do të jetë kandidati për kryetar të Strugës, tregon se Ahmeti ka zgjedhur ta dëgjojë atë, e jo Selën, që teorikisht duhej të ishte një zë i rëndësishëm në këtë process, por ja që po dëshmohen ajo që gjithmonë kemi theksuar se Sela është patericë e Ahmetit e asgjë më shumë. Realiteti është i thjeshtë: Ali Ahmeti e përdori Selën si vegël për të krijuar një fasadë të një bashkëpunimi mes shqiptarëve, por tani që zgjedhjet lokale afrohen dhe loja e vërtetë e oipozitës luhet, Sela nuk ka më asnjë peshë. Ai është një figurë politike e konsumuar, që u shit si lider opozitar por në fund doli të jetë vetëm një mbështetje e përkohshme për Ahmetin, që tani e ka flakur pa asnjë hezitim.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shkurt, 2025 17:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media