Paguan 744€ për më pak se tre javë, mërgimtari reagon ndaj EVN-së!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 22:23 Përditësuar

Paguan 744€ për më pak se tre javë, mërgimtari reagon ndaj EVN-së!

Vazhdojnë reagimet në rrjetet sociale nga mërgimtarët gostivaras, të cilët ankohen që qëndrimi në vendlindje për pushimet e fundvitit u ka kushtuar shumë, sa i përket energjisë elektrike.

Resim Osmani ka publikuar faturën për periudhën 18 dhjetor – 24 janar me vlerë 45.628 denarë, për energjinë e harxhuar elektrike për më pak se tre javë qëndrim në vendlindje.

Me dërgimin e faturave për muajin janar nga ana e EVN-së, shumë qytetarë janë ankuar për faturimet enorma, sa ka detyryar Komisionin Rregullator të Energjisë që të reagoi.

Organi detyrminues ka apeluar të premten tek EVN Home që të korrigjojë faturat e janarit të rrymës dhe të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të amvisërive në tri periudhat e fundit të faturimit.

Kjo do të thotë se llogaritjet duhet të jenë të sakta për të mos shkaktuar kalimin e sasisë së energjisë në blloqe më të larta për të cilat çmimi i energjisë elektrike është gjithashtu më i shtrenjtë.

““Të gjitha kërkesat për korrigjime të faturave të dorëzuara nga përdoruesit shqyrtohen veçmas dhe EVN Home dorëzon përgjigjen e duhur brenda afateve të përcaktuara ligjore. Ankesa për korrigjimin e faturës nuk e përjashton përdoruesin nga pagesa, por në rast të korrigjimit për shkak të vlerave të supozuara në faturë, këto pagesa merren parasysh. Për më tepër, pagesat përdoren për të shlyer faturat e ardhshme ose i kthehen përdoruesit me kërkesën e tyre dhe dëshminë e bashkangjitur të pagesës”, thotë EVN Home. FLAKA

Lexo rreth lajmit: Ankohen mërgimtarët, fatura 350/400/700 euro, EVN: Do të duhet t’i paguajnë!

Faturat enorme, “vlon” rrjeti me pakënaqësi ndaj EVN-së

Komisioni Rregullator i Energjisë kërkon nga EVN që të korrigjojë faturat e janarit 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 22:23 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media